Shqipëria

Pozicioni Rajonal

Shqipëria është e pozicionuar në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit në Europën Juglindore. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, rajoni i Ballkanit ka një sasi shumë të madhe rezervash nafte. Sasia më e madhe e naftës ndodhet në Shqipëri dhe pas saj renditen Serbia dhe Kroacia.

I pozicionuar në qendër të Shqipërisë, vendburimi i Ballsh-Hekalit ka akses te drejtpërdrejtë në dy portet kryesore të vendit, Durrësit dhe Vlorës; si dhe dy porteve industrialë, të cilët janë ndërtuar posaçërisht për produktet e naftës dhe gazit natyror.

Porti i Durrësit – 100 Km nga vendburimi i Ballsh-Hekalit

Porti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipëri.
Porta  për në Korridorin VIII.
Mbulon 81.8% të transportit detar të vendit.
Ka kapacitet për të procesuar 4 milionë tonë mallra për vit.

Porti i Vlorës – 65 Km nga vendburimi i Ballsh-Hekalit

Porti i dytë më i madh në Shqipëri.

Porti përdoret kryesisht për transport udhëtarësh.

Porti Porto Romano – 115 Km nga vendburimi i Ballsh-Hekalit

Infrastruktura e tij lejon depozitimin dhe shitjen e naftës, gazi natyror dhe nënproduktet e tyre.

Porti Petrolifera – 65 Km nga vendburimi i Ballsh-Hekalit

Terminal i ndërtuar posaçërisht për tregtimin e naftës bruto, gazit dhe nënprodukteve të tyre në gjirin e Vlorës.

Dalje direkte në detin Mesdhe; Garanton akses në Korridorin VIII.

I pozicionuar pranë rafinerive Greke dhe Italiane.