Qëndrueshmëria

Anio Oil and Gas Sh.A është një kompani e angazhuar të ofrojë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm! Parimet tona të biznesit janë në përputhje me konceptet tona për një mjedis të pastër, të sigurt dhe mbi të gjitha, duke respektuar njerëzit në zonat ku ne ushtrojmë aktivitetin tonë.

Ne zotohemi të zhvillojmë një biznes fitimprurës, por njëkohësisht të përgjegjshëm, kundrejt të gjithë aktorëve dhe faktorëve që na rrethojnë. Anio Oil and Gas Sh.A angazhohet të sjellë mirëqenie dhe të ofrojë punësim për komunitetin lokal në zonat ku ne ushtrojmë aktivitet, por jo vetëm. Përmes taksave lokale për mjedisin dhe pastrimin, synojmë të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së banorëve të këtyre zonave dhe njëkohësisht të ndihmojmë pushtetin vendor.