Projektet për komunitetin

Për Anio Oil and Gas Sh.A Përgjegjësia Sociale e Korporatës është shumë e rëndësishme. Projektet të cilat ne mbështesim janë kryesisht në fushën e:

  • Ruajtjes së mjedisit
  • Shëndetin e komunitetit
  • Zhvillimin në arsim
  • Artin, kulturën dhe sportin

Projektet që mbështeten nga Anio Oil and Gas Sh.A duhet të paraqiten nga organizata jofitimprurëse të regjistruara sipas ligjeve të shtetit shqiptar. Projektet duhet të lidhen drejtpërdrejt me komunitetin lokal, ose ndikimi i tyre të shtrihet edhe në komunitetin lokal të zonës ku ne veprojmë. Projektet duhet të jenë konkrete, afatshkurtra dhe me tregues konkretë për matjen e performancës.

Nëse jeni të interesuar të aplikoni për mbështetjen e Anio Oil and Gas Sh.A në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës, lutemi të dërgoni me e-mail projektin tuaj dhe dokumentat shoqërues në adresën info@anio.al.