Mjedisi i pastër

Anio Oil and Gas Sh.A është e përkushtuar që të ketë një ndikim sa më të vogël mjedisor në zonën ku ushtrojmë aktivitetet tona. Edhe pse kemi trashëguar një vendburim me problematika në fushën e ndotjeve, kompania jonë është angazhuar që të çojë drejt 0 derdhjet e naftës apo të produkteve të tjera, të cilat dëmtojnë mjedisin dhe vënë në rrezik punonjësit dhe komunitetet përreth. Ne jemi të përkushtuar që mjediset tona të punës të jenë të projektuara mirë, të përdoren në mënyrë të sigurtë dhe të inspektohen dhe mirëmbahen siç duhet.

 

Strategjia jonë për mbrojtjen e mjedisit përfshin, por nuk është e kufizuar në:

  • Shfrytëzimin maksimal të volumit të naftës të prodhuar
  • Ku është e mundur, shfrytëzimin e mbetjeve nga prodhimi
  • Pastrimin metodik të mjediseve ndihmëse
  • Transmetimin metodik të emisioneve sipas standardeve botërore


Në mënyrë që të përmbushim objektivat tona, duhet të ndërmarrim iniciativa që kane të bëjnë me përmirësimin e mënyrave të mbrojtjes së mjedisit dhe të sigurohemi që punonjësit tanë të kenë marrë trajnimin e duhur për të operuar procedura dhe pajisje të reja.

Shkarko hartën e zonave të mbrojtura, natyrore e historike Ballsh-Hekal