Karakteristikat e Rezervuarit

Vendburimi Ballsh-Hekal është pjesë e vargut Kremenarë-Patos-Verbas të brezit të Kurveleshit dhe i përket moshës Kretak-Paleogen. Ky vendburim ka kapelë gazore me kontakt fillestar gaz-naftë në thellësinë 730m. Puset e shpuara në kapelën gazore e kanë të ulur kezingun disa metra poshtë kontaktit gaz-naftë. Rezervuari është i tipit masive kulmor, me ujëra fundorë aktivë.

Shkarko hartën strukturore të Ballshit

Në shtratimin Ballsh-Hekal, një ndikim të madh në mekanizmin e nxjerrjes së naftës ka luajtur edhe kapela gazore. Pjesa jugore e vendburimit ka komunikim të dobët me ujërat e basenit, rrjedhimisht debitet e puseve janë të vegjël. Energjia kryesore për nxjerrjen e naftës në këtë zonë është ajo e gazit të tretur. Duke shkuar më në jug gjendet ngritja e Hekalit të ndara ndërmjet tyre me një qafë ndarëse.