Informacion i Përgjithshëm

Vendburimi Ballsh-Hekal ndodhet 29 km në juglindje të qytetit të Fierit, në strukturën antiklinale të Ballshit. Rezervuari i Ballsh-Hekalit është një rezervuar karbonatik, rreth 1,000m i thellë, i cili përmban naftë relativisht të rëndë me një peshë specifike prej 0.97 gr/cm3. Vendburimi është i ndarë në dy seksione nga një kreshtë; më i vogli seksioni i Hekalit, është një rezervuar me kapele gazore që duket sikur ka mungesë uji, gjë të cilën e ka seksioni më i madh, ai i Ballshit. Rezervuari u zbulua në Prill të 1966 dhe prodhimi filloi në 1967.

Rezervuari pati kulmin e prodhimit prej 383,010 ton (376,000m3, 2,400,000 bbl) naftë në vitin 1972 (~ 6,500 bopd) dhe ra në mënyrë të ndjeshme, pavarësisht nga aktiviteti i disa shpimeve në rritje, të cilat zvogëluan hapësirën e puseve në më pak se 200m (10 acre). Studimet dhe testimet e kryera së fundmi tregojnë se rezervuari i Ballshit ka potencial për t’u kthyer përsëri në një prodhues i rëndësishëm i naftës në Shqipëri.

Në inventarin e këtij vendburimi ndodhen 206 puse, nga të cilët rreth 120 konsiderohen si puse aktive.

Vendburimi Ballsh-Hekal ndodhet i pozicionuar në kufi me vendburimin e Shpiragut, i cili menaxhohet nga kompania Shell. Në pranverë të vitit 2019 Shell njoftoi zbulimin e një sasie të konsiderueshme nafte në këtë vendburim, duke rritur potencialin e rezervave të naftës në zonë. Ky është edhe zbulimi i parë i një vendburimi të ri të naftës në 30 vitet e fundit në Shqipëri.