Cilët Jemi

Anio Oil and Gas Sh.A një kompani e themeluar në vitin 2014 është e fokusuar në prodhimin dhe tregtimin e naftës brut dhe gazit natyror në Shqipëri.

Në të kaluarën, kompania ka kryer aktivitetin e importit dhe eksportit, tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve, gazit natyror, karburanteve, biokarburanteve e lëndëve të tjera të ngjashme, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licencat e dhëna nga autoritetet e caktuara me ligj. Anio është një ndër subjektet e pakët në Shqipëri të licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë për veprimtarinë e tregtimit të gazit natyror.

Nga muaji Maj i vitit 2018 Anio gëzon të drejtën e zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në vendburimin Ballsh-Hekal bazuar Licencën ekskluzive të Ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin Ballsh-Hekal. Kjo licence është aprovuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. dhe 509/07. Licenca ka një vlefshmëri deri në vitin 2032 me mundësi rinovimi deri në vitin 2037.

Në maj 2018 kompania jonë ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi për vendburimin Ballsh-Hekal me Letho Resources Corp, një kompani kanadeze e listuar në Bursën e Kanadasë (LET: TSX-V) dhe me eksperiencë shumëvjeçare në fushën e hidrokarbureve.

Në  të ardhmen, Anio, synon të zgjerojë aktivitetin e prodhimit të naftës brut dhe gazit natyror duke nënshkruar kontrata për prodhimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në rajon me qeveritë dhe autoritetet kompetente të vendeve respektive në Shqipëri, Rumani, Mal të Zi dhe Kroaci.