Anio Oil and Gas Sh.A kryen operacione hidrokarbure në vendburimin e Ballsh-Hekalit duke respektuar praktikat më të mira ndërkombëtare të industrisë së Naftës dhe Gazit, si dhe parimet kryesore të biznesit dhe ligjet e shtetit shqiptar.
Anio Oil and Gas Sh.A është e fokusuar në kryerjen e operacioneve hidrokarbure në vendburimin Ballsh-Hekal duke investuar për të rritur prodhimin. Synimi ynë për tre-vjeçarin e ardhshëm është rritja e prodhimit deri në 2000 Barrela në ditë. Burimet njerëzore të kualifikuara, teknologjitë e reja dhe eksperienca shumëvjeçare e stafit tonë drejtues, bëjnë që të jemi optimistë për të arritur këtë objektiv.
Nisur nga gjendja e rënduar e infrastrukturës në të cilën u mor në dorëzim vendburimi Ballsh-Hekal, projekti i Anio parashikon investime të rëndësishme, të cilat do të fokusohen për:
Rinovimin e plotë të parkut të dekantimit Kash, ku parashikohen investime
thelbësore për trefishimin e kapacitetit të këtij parku;
- Instalimin e sistemeve të reja moderne për trajtimin e naftës, te cilat ulin konsumin e energjisë dhe shkaktojnë më pak ndikim në mjedis;
- Ndërtimin e një sistemi të ri tubacionesh për pritjen, transportin dhe grumbullimin e fluidit, me kapacitet 300% më të lartë se sistemi ekzistues;
- Rinovimin e infrastrukturës të injektimit të ujërave nëntokësorë;
- Ndertimin e infrastrukturës rrugore në vendburim sipas standardeve
ndërkombëtare; - Rinovimi i shesheve të puseve dhe infrastrukturës siperfaqësore në puset aktivë
Gjithashtu në fokus do të jenë:
- Shpimi i puseve të rinj horizontal prodhues
- Ndryshimi i pompave ekzistuese duke instaluar pompa të reja të teknologjisë PCP, t cilat do te zevendesojne sistemin me vulf
- Rritja e numrit të puseve aktivë, duke vendosur në punë një sërë pusesh nga fondi i puseve të ndalur
- Projekte të ndryshme me fokus komunitetin